Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Gazeta10
14 Dhjetor 2022 - 6:51

09:00

Ministria e Financave mban konferencën hapëse me rastin e lansimit të fushatës “Punë e Denjë për Jetë të Dinjitetshme”. Merr pjesë ministri Hekuran Murati. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

09:00

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Këshillit Evropian i Investitorëve (EIC) organizojnë konferencën vjetore për zhvillimet më të fundit në promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë, si dhe adresimin e sfidave me qëllim të përmirësimit të klimës së investimeve në vend. Merr pjesë kryeministri, Albi Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

10:00

Open Data Kosovo (ODK) organizon konferencën me temën “Qeverisja digjitale në rajon përmes Partneritetit të Hapur me Qeverinë dhe Iniciativa të tjera”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

10:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Projektligji për Lotarinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

10:00

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

10:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)

10:30

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportit Vjetor të Performancës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

11:00

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), e mbështetur nga Zyra e BE-së, do të nisë një fushatë informuese publike që promovon rolin e Agjencisë dhe i bën thirrje publikut të raportojë korrupsionin. Në këtë ngjarje do të flasin drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. (Zyrat e APK-së, rr. “Shkodra”, Prishtinë) 

13:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike miraton Raportin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

14:00

Mbahet Forumi për Transparencë Parlamentare, i cili është i përbërë nga deputetë, përfaqësues të OShC-ve dhe administratës së Kuvendit, i cili është i ngarkuar me zhvillimin dhe zbatimin e Planit të Veprimit për Kuvend të Hapur. Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Kuvendi i Kosovës, salla N 506)

18:00

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë shfaq filmin me metrazh të shkurtër “Mjegull” me regji nga Fadil Hysaj dhe Ujkan Hysaj i mbështetur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës. (Qendra e Dokumentimit, biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.