Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Meidani, Moisiu dhe Topi shpallen “Qytetar Nderi” në Komunën e Drenasit, Krasniqi pjesëmarrës në ceremoni

Gazeta10
14 December 2022 - 16:10

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrur pjesë në ceremoninën e ndarjes së titutllit “Qytetar Nderi” nga Komuna e Drenasit për tre ish presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, dhe Bamir Topi, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se kjo ditë është historike për Kosovën meqë shënohet katër vjetori i formimit të Ushtrisë së Kosovës si dhe 24 vjetori i rënies heroike të komandant Mujë Krasniqit me bashkëluftëtar.

Tutje, ai ka thënë se presidentët të cilëve sot i është dhënë ky titull kanë shërbyer për Shqupërinë në periudha të rëndësishme edhe për Kosovën.

“Një komb, një qëndrim”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Këtu keni postimin e plotë:

“Shumë i nderuar të marr pjesë në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Drenasit, me rastin e dekorimit të tre ish-Presidentëve të Shqipërisë – Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi me titullin “Qytetar Nderi”, nga kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci.

14 Dhjetor – kësaj date historike, në të cilën shënojmë 4 vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe përkujtojmë 24 vjetorin e rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë, po i trefishohet rëndësia me vendimin e Komunës së Drenasit për të çmuar e respektuar veprimtarinë e tre ish-Presidentëve të shtetit tonë amë.

Ata udhëhoqën Shqipërinë dhe e pasuan njëri-tjetrin në këtë detyrë përgjatë tri periudhave kyçe për Kosovën – gjatë luftës, pas çlirimit dhe në kohën e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë, duke qenë përherë promotorë të kërkesave tona.

Urimet më të mira për ish-Presidentët Meidani, Moisiu e Topi. Sinqerisht mirënjohës për kontributin e tyre për Kosovën.

Një komb, një qëndrim”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.