
Iniciativa e deputetit ukrainas, Oleksy Goncharenko për ta nënshkruar peticionin online që i bën thirrje Presidentit Zelensky ta njeh pavarësinë e Kosovës ka irrituar mediat në Serbi.
Të vogla e të mëdha, të gjitha mediat si në kor e kanë quajtur skandal këtë inicativ.
Ai ka bërë të ditur se nëse aplikacioni mbledhë 25 mijë nënshkrime, atëherë Presidenti është i obliguar të përgjigjet.
“Sapo plotësova peticionin për Presidentin e Ukrainës me kërkesën për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti duhet të reagoj. Ukraina duhet ta mbështesë tani Kosovën” shkroi ai./Gazeta10


Lexo lajmin e plotë: