
KFOR-i e ka konfirmuar kërkesën e Serbisë për dislokim të trupave në Kosovë, raporton Gazeta10.
Në njoftim thuhet se KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta përmbushur mandatin e tij.
Këtu keni postimin e plotë:
“Kemi marrë një letër nga Serbia dhe aktualisht jemi duke e shqyrtuar. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij në OKB”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. / Gazeta10