
Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Salih Mustafa e ka shkruar historinë e lirisë dhe pavarësisë me luftë, raporton Gazeta10.
Tahiri ka thënë se padrejtësia mund të dënojë por asnjëherë nuk mund të cenojë drejtësinë e luftës sonë.
Këtu keni postimin e plotë:
“Padrejtesia mund te denoj por asnjehere nuk mund ta cenoj drejtesine e Luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves, as te eproreve te saj, as ushtareve te saje dhe as as te Sali Mustafes, nje eprori te larte dhe komandanti te UCK-se, qe me luften shkroi historine e lirise dhe pavaresise ”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e saj në Facebook.
Sot Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë, vendim që është pritur me kundërshtime të mëdha në Kosovë.
Kujtojmë se në qendrën e paraburgimit në Hagë gjendet edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimi të cilët akuzohen për krime lufte. / Gazeta10