Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haxhiu: Komisioni i Venecias ka votuar pro ndryshimeve për Byronë Shtetërore

Gazeta10
17 December 2022 - 16:09

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Komisioni i Venecias ka votuar pro ndryshimeve për Byronë Shtetërore, raporton Gazeta10.

Haxhiu ka thënë se është shumë e lumtur për këtë moment.

Tutje, Haxhiu ka thënë se raportuesit për Kosovës kanë theksuar se tashmë projekligji i ri paraqet një sistem të zbatueshëm të konfiskimit civil.

Më tej, Haxhiu ka thënë se sipas tyre bashkëpunimi me Kosovës ka qenë një shembull i shkëlqyer.

“Jam shumë e lumtur që pas prezantimit dhe diskutimit, Komisioni i Venecias ka votuar pro ndryshimeve të tilla, duke konstatuar adresimin e rekomandimeve dhe problemeve të identifikuara në opinionin e muajit qershor të këtij viti. Raportuesit për Kosovën theksuan se tashmë projektligji i ri paraqet një sistem të zbatueshëm të konfiskimit civil në Republikën e Kosovës, për më shumë sipas tyre bashkëpunimi me autoritetet e Kosovës ishte një shembull i mrekullueshëm, i cili duhet të shërbejë edhe për raste të tjera”, ka deklaruar Haxhiu./ Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.