
Karim Benzema i ka dhënë fund aventurës së tij me Kombëtaren e Francës.
Lajmin e ka dhënë vet sulmuesi, një ditë pas finales së Kupës së Botës ndërmjet Francës dhe Argjentinës.
“Bëra përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë! Unë kam shkruar historinë time dhe ajo po merr fund këtu.”, ka thënë
Benzema.
Kujtojmë se sulmuesi i Real Madridit u lëndua pak para nisjes së Kampionatit Botëror dhe nuk luajti asnjë ndeshje, edhe pse javët e fundit u raportua se ishte rikuperuar.
Marrdhënja e tij me trajnerin Didier Deschamps raportohet se është thyer.
Benzema debutoi me kombëtaren franceze në vitin 2007 dhe gjatë karrierës së tij me ‘Gjelat’ ai ka shënuar 37 gola në 97 paraqitje.
Në vitin 2021, fituesi i Topit të Artë arriti të fitoi Ligën e Kombeve më kombëtaren franceze.