Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Paraqitjet mbreslënëse në Botëror, Mac Allister kërkohet nga shumë klube të njohura

Gazeta10
19 December 2022 - 19:53

Argjentina të dielën arriti të fitoi Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Në këtë rrugëtim të Argjentinës njëri nga lojtarët kyç ishte edhe mesfushori I Brightonit, Alexis Mac Allister.

Falë paraqitjeve të mira, Mac Allister ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane për transferimin e tij.

Drejtori i Brightonit, Paul Barber ka thënë se mesfushori 23-vjeçar i Argjentinës, Alexis Mac Allister, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve pas paraqitjeve në Kupën e Botës.

Mac Allister fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, pasi mposhti në penallti Francën. Por, te Brightoni kanë theksuar se janë në negociata për vazhdimin e kontratës me Mac Allisterin.

“Alexis ka pasur paraqitje të gjitha gjatë gjithë sezonit. Ai po rritet në Premier League. Ne ishim të sigurt në aftësitë dhe karakterin e tij. Ka pasur interesim edhe para Kupës së Botës, por tashmë janë rritur edhe më shumë. Megjithatë, ne po punojmë për një kontratë të re. Me babin e tij jemi takuar disa herë. Shpresojmë që ai të vazhdoj të luaj me ne edhe për një kohë”, ka thënë Barber.

23-vjeçari me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Në Sezonin aktual në Premier League ka shënuar pesë gola në 14 paraqitje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.