
Mediat serbe kanë raportuar të gjitha për refuzimin e kryediplomatit grek në Prishtinë, Nikos Dendijas që të mbaj një konferencë shtypi para panos ku shkruante “Republika e Kosovës”.
Ato i janë gëzuar këtij lajmi, duke postuar edhe fotografi nga vendi i konferencës ku supozohej të mbahej konferenca.
Në fund, konferenca është mbajtur në një kënd tjetër të sallës në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme, ku dukeshin vetëm simbolet shtetërore të dy vendeve./Gazeta10


