Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Memorandumi pa autorë i ASHAK godet Thaçin: Brendësoi idenë serbe të ndarjes së Kosovës

Gazeta10
21 December 2022 - 13:25

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës ka publikuar sot një analizë të saj me titullin “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, ku ndër të tjera e ka kritikuar ashpër Shqipërinë dhe Edi Ramën, është marrë me Hashim Thacin dhe tema të tjera.

Për më tepër, kjo analizë që nuk ka autor, është shpërndarë nga akademik Mehmet Kraha.

Në nëntitullin “Ideja për ndarjen e Kosovës”, AShAK-u vlerëson se ideja e ndarjes së Kosovës është ide e nacionalizmit serb dhe e dishepujve të saj më të spikatur, si Çubriloviqi dhe Qosiqi. Aty akuzohet Thaçi se e “brendësoi” idenë serbe të ndarjes së Kosovës, herë si kryeminsitër e herë si president, e futi “në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale”.

“Por, pas themelimit të Gjykatës Speciale më 1 shtator 2016 dhe pas përfshirjes në mandatin e saj të krimeve të kryera gjatë periudhës së Qeverisë së Përkohshme, në dialogun me Serbinë dhe në raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkomëbtare, u krijua një rrethanë krejtësisht ndryshe: Hashim Thaçi, herë si kryeministër dhe herë si president, futi në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, qoftë duke bërë marrëveshje të fshehta me Serbinë, qoftë duke pretenduar një amnisti si “mirënjohje botërore”, për arritjet e tij në promovimin e paqes midis dy popujve – shkruan AShAK-u./Gazeta10  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.