Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mbyllet Qendra Kulturore e Kosovës në Stamboll, shqiptarët fajësojnë Kurtin dhe Gërvallën (Video)

Gazeta10
21 December 2022 - 14:35

Qeveria e Kosovës, më konkretisht ministria e Jashtme e Kosovës dhe e Diasporës ka nisur mbylljen e Qendrave Kulturore të Kosovës nëpër botë.

Pas paralajmërimeve për mbylljen e tyre në disa shtete të Evropës, ajo në Turqi tashmë edhe zyrtarisht është mbyllur duke nxitur reagime të shuma të komunitetit shqiptar atje.


Gazeta 10 ka siguruar një video ku duken momentet e fundit të mbylljes së Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll, ndërsa udhëheqësi i deritanishëm i saj, Kamil Bitiş e ka fajësuar Kurtin e Gërvallën për këtë veprim.

Nga dita e sotme (21.12.2022) ne Turqi-Stamboll Qender Kulturore te Kosoves mjerisht nuk ka! Ju faleminderit I nderuar Albin Kurti Kryeminister i Republikes se Kosoves. Ju faleminderit E nderuar Donika Gervalla Ministre e Puneve te Jashtme dhe e Diaspores se Republikes se Kosoves. Kete te mire Shqiptaret e Turqise nuk do te ua harrojme” ka shkruar Bitis./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.