Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali monitoron situatën e Alexis Mac Allister

Gazeta10
21 December 2022 - 16:43

Mesfushori argjentinas, Alexis Mac Allister, ishte njëri nga lojtarët kyç të Argjentinës në rrugëtimin e tyre drejt triumfit në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Paraqitjet mbreslënëse të Mac Allister kanë rënë në sy të shumë skuadrave të mëdha evropiane, të cilat në afatin kalimtar të janarit duan transferimin e tij.

Skuadra e fundit që ka shprehur interesim për mesfushorin është Arsenali.

‘Topçinjtë’ e duan atë në skaudrën e tij për të përforcuar repartin e mesfushës.

Ditë më parë edhe drejtori sportiv i Brightonit e pranoi se në drejtim të Mac Allisterit kanë ardhur oferta nga ekipe të njohura evropiane, por ai shtoi se Brightoni po punon që t’i ofrojë rinovimin e kontratës.

Mac Allister ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 32 milionë euro.

Në Premierligë deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar katër gola në 15 paraqitje.

Në Botërorin e Katarit, ai arriti të realizoj një gold he të asistiojë në një tjetër për Kampionin në fuqi të Botës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.