
Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar në Facebook se pilotët kanë përfunduar me sukses praktikën e fluturimeve me helikopter në Bazën e Forcave Ajrore të Shqipërisë.
Mehaj ka theksuar se ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Shqipërisë është nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale.
“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për mbështetjen nga vëllezërit e motrat tona të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë”./Gazeta10