
Mesfushori anglez, Jude Bellingham, pritet që në afatin kalimtar veror të ndërrojë skuadër.
Bellingham është në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane, të cilat janë të gatshme të ofrojnë shuma marramendëse vetëm që ta kenë anglezin në skuadrën e tyre.
Por sipas raportimeve të funit, Real Madridi konsiderohet të jetë favorit për të nënshkruar me Belligham, pasi edhe vetë lojtari perefon kalimin në “Santiago Bernabeu”.
Për shërbimet e talentit anglez, Real Madridi është i gatshëm të paguajë rreth 100 milionë euro.
Belligham po kalon në formë mjaft të lartë me Borussia Dortmundin këtë edicion.
Në 22 paraqitje deri më tani këtë sezon, 19-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me tre asistime.
Mesfushori po ashtu shkëlqeu edhe në Botërorin e Katarit, ku ishte njëri nga lojtarët më të dalluar të Anglisë në këtë kompeticion.
Real Madridi e sheh Bellighamin si pauses perfekt të Luka Modric, i cili është në përfundim të karrierës së tij.