Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazetarja e Kanal10 tregon për situatën në veri pas shpërthimit të fundit

Gazeta10
22 December 2022 - 22:57

Pas shpërthimit të fundit në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, gazetarja e Kanal10, Viola Korça ka thënë se situata aktualisht është e qetë.

Ajo në Prime Time tha se patrullat e Policisë së Kosovës, vazhdojnë të jenë prezentë në këtë pjesë të veriut duke monitoruar situatën, shkruan Gazeta10.

“Informacioni më i ri është se rreth orës 22:00 derisa ishim të vendosur në Lagjen e Boshnjakëve, është dëgjuar një shpërthim i ri. Për këtë Policia e Kosovës, ka thënë se në bazë të zhurmës së krijuar, shpërthimi ka ardhur nga një shok-bombë. Aktualisht situata është e qetë, dhe po monitorohet nga patrullat e Policisë së Kosovës. Përve Lagjes së Boshnjakëve, sa kemi qëndruar edhe në fshatin Rudarë, pas protestës së mbajtur sot nga serbët lokal, situata ishte e qetë”, tha gazetarja, Koran ë një lidhje direkte në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.