
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar për disa punime që janë financuar në Komunën e Pejës, raporton Gazeta10.
Ai ka përmendur një ndërtim të urës si dhe një rregullim të hapësirë rreth vendosjes së urës së re.
Ai ka thënë se përmes këtyre projekteve po ndikohet në disa dimensione.
Më tej, ai ka thënë se projektet e tilla janë prioritet i tyre.
Këtu keni postimin e plotë:
“Në Komunën e Pejës, nga programi për performancë komunale kemi financuar disa projekte, ndër tjerash janë edhe projekti për ndërtimin e urës për këmbësor në lagjen Puhovc dhe projektin për rregullimin e hapësirës dhe vendosjes së urës së re te Sharra.
Përmes këtyre projekteve, ofrohet mundësi për fuqizimin e turizmit, bashkimin e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Projekte të tilla janë priroritet i ynë duke pas gjithmonë për qëllim të krijojmë kushte më të mira për qytetarët.”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10