Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haxhiu: Nga sot, çertifikata e gjendjes penale mund të shkarkohet online

Gazeta10
23 December 2022 - 17:16

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nga sot çertifikata e gjendjes penale mund të shkarkohet online, raporton Gazeta10.

Haxhiu ka thënë se ky është një lajm i mirë sepse eliminohen procedurat burokratike.

Tutje, Haxhiu ka thënë se ky projekt është financuar nga BE-ja të cilën edhe e ka falënderuar.

Këtu keni postimin e plotë:

“Nga sot, çertifikata e gjendjes penale mund të shkarkohet online.

Ky është lajm i mirë për qytetarët sepse kështu i ikin pritjeve të gjata dhe eliminohen procedurat burokratike.

Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, për çka u jam falenderuese atyre por edhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ekspertëve!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.