
Mesfushori maroken, Sofyan Amrabat, ka impresionuar me paraqitjet e tij në Botërorin e Katarit dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane për transferimin e tij.
Si favorit për ta transferuar mesfushorin e Fiorentinës konsiderohet të jetë gjiganti anglez, Liverpooli.
Sipas raportimeve të fundit, Fiorentina kërkon rreth 40 milionë euro për largimin e Amrabat në janar.
Amrabat pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp, I cili e dëshiron atë me çdo kusht në skuadrën e tij, por mbetet të shihet nëse kryesia e ‘The Reds’ do ta paguajë shumën e kërkuar nga Fiorentina.