Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përleshje mes katër personave në Klinë

Gazeta10
25 December 2022 - 9:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar për një rrahje në Klinë, ku janë përfshirë katër persona ku njëri prej tyre ka marrë lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor, raporton Gazeta10.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë në kërkim policor.

“Sheshi Nënë Tereza, Klinë 23.12.2022 – 21:05. Është raportuar për një rrahje në mes të katër personave meshkuj kosovarë, ku si rredhojë një person/viktimë ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë gjenden në kërkim policor”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.