Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Postoi në rrjete sociale duke shtënë me armë, arrestohet vushtrriasi

Gazeta10
25 December 2022 - 9:51

​ Një person është arrestuar të shtunën në fshatin Reznik të Vushtrrisë.

Kjo pasi që, i njëjti kishte postuar në rrjetet sociale ku shihej duke shtënë me armë zjarri.

Policia bënë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar ku shihej duke shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.