
Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, pritet që në janar të largohet nga Sevilla, por jo edhe nga kampionati spanjoll.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, skuadra e Villarealit ka shprehur interesim për ish-anëtarin e Manchester United.
Januzaj nuk po ka hapësira te Sevilla dhe raportohet se ka kërkuar largimin vetëm gjashtë muaj pasi kaloi te kjo skuadër.
Te Villarreali po e shohin Januzajn si zëvendësim të duhur për Arnaut Danjuman, i cili në janar pritet të transferohet tek Aston Villa në Angli.
27-vjeçari erdhi te Sevilla në afatin kalimtar veror si transfer i lirë, pas një periudhe katërvjeçare të kaluar te Real Sociedadi.
Sulmuesi nga Istogu është paraqitur vetëm në gjashtë ndeshje me ekipin andaluzian këtë edicion, por nuk ka arritur të shënoi e as të asistojë për ekipin e tij.
Sulmuesi anësor ka kontratë me Sevillën deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth shtatë milionë euro.