Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSG kërkon shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, William Saliba

Gazeta10
26 December 2022 - 14:59

William Saliba është njëri nga mbrojtësit e ri që po vlerësohet më së shumti në futbollit europian.

Saliba ka pasur deri më tani paraqitje fantastike me Arsenalin dhe është njëri nga lojtarët më meritorë që ‘Topçinjtë’ kryesojnë në tabelën e Premierligës.

Situatën e Salibas është duke e monitoruar nga afër Paris Saint-Germaini, të cilët janë të interesuar që ta rikthejnë mbrojtësin në Francë.

21-vjeçari iu është bashkuar Arsenalit në vitin 2019, por gjatë kësaj periudhe ai ka qenë i huazuar te disa ekipe franceze si Saint-Etienne, Olympique Marseille dhe Nice.

Këtë edicion trajneri i ekipit londinez, Mikel Arteta, vendosi t’i besojë francezit dhe ai shpërtheu me paraqitjet e tij duke u bërë lojtar kyç në repartin defanziv të këtij ekipi.

Parisi mendon se mund të arrijë transferimin e Salibas, pasi kontrata e tij me

Arsenalin skadon në vitin 2024 dhe ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Vlera e mbrojtësit 21-vjeçar në treg është rreth 50 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.