Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gakpo dëshiron vetëm kalimin te Manchester United

Gazeta10
26 December 2022 - 16:42

Cody Gakpo ishte njëri nga zbulimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Falë paraqitjeve të mira në Botëror, shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesim që ta kenë atë në ekip.

Por, duket se Gakpo dëshiron vetëm kalimin të Manchester United dhe nuk do të dëgjojë asnjë ofertë tjetër.

23-vjeçari ka qenë në negociata me ‘Djajtë e Kuq’ edhe në afatin kalimtar veror, por në fund ai transferim nuk u realizua.

Manchester United po ashtu e dëshiron transferimin e lojtarit dhe janë të gatshëm të paguajnë rreth 60 milionë euro vetëm për ta sjellë atë në ‘Old Trafford’.

Gakpo ka kontratë me PSV Eindhoven deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro.

Këtë sezon në të gjitha kompeticionet, Gakpo ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me 17 asistime në 24 ndeshje.

Në Botërorin e Katarit, 23-vjeçari shënoi tri gola në pesë ndeshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.