Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Theret me thikë një person në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Gazeta10
27 December 2022 - 10:20

Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, njëri nga personat e përfshirë në rrahje është therur me thikë, raporton Gazeta10.

Lidhur me rastin policia thotë se “të lënduarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Rr.Xhorxh Bush, Prishtinë 26.12.2022-23:50.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit gjatë rrahjes ishte therur me thikë nga një person tjetër i pa njohur. Të lënduarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të  rregullt”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.