Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milani planifikon transferimin e Nicolo Zaniolos në janar

Gazeta10
27 December 2022 - 16:31

Sulmuesi italian, Nicolo Zaniolo, në janar mund të largohet nga Roma, por jo edhe nga Serie A.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milani është në negociata për të sjellë Zaniolon në “San Siro” gjatë merkatos së janarit.

‘Rossonerët’ e shohin Zaniolon si zëvendësues të Rafael Leaos, i cili me shumë gjasë po kalon edicionin e tij të fundit në futbollin italian.

Leao ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe mund të shitet muajin e ardhshëm pas interesimit të madh nga Chelsea, Manchester City e PSG-ja.

Për ta lënë të lirë Zaniolon, Roma nuk do të pranojë asnjë shifër nën 60 milionë euro.

23-vjeçari është pjesë e Romës që nga viti 2018, dhe ishte parë si njëri nga talentët më të mëdhenj të futbollit italian, por lëndimet e shumta që ai ka pasur kanë ndikuar në formën e tij.

Sulmuesi italian ka kontratë me Romën deri në vitin 2024.

Këtë edicion me Romën, ai ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 14 ndeshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.