Zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara, ka njoftuar së është pranuar një kërcënim me bombë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Gara ka thënë se janë evakuar udhëtarët dhe personeli.
Më tej ajo ka thënë se ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke e kryer punën e tyre.
Këtu keni postimin e plotë:
“Njoftim zyrtar!!
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10