Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të organizojë pritje për gazetarët, raporton Gazeta10.
Pritja e fundvitit do të bëhet me 29 dhjetor në ora 12.
Kjo pritje do të realizohet në restorantin Menza.
Këtu keni njoftimin:
“Në emër të Sh. T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, kemi nderin të ju ftojmë në pritjen e fundvitit të organizuar për gazetarët. Pritja do të mbahet nesër, më 29 dhjetor 2022, në ora 12:00, në restoranin Menza, Prishtinë”, thuhet në ftesë. / Gazeta10
