Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot hiqen barrikadat në Veri

Gazeta10
29 Dhjetor 2022 - 7:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova tha heqja e barrikadave do të nisë mëngjesin e sotëm.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai, raporton Gazeta10.

“Heqja e barrikadave do të fillojë para mesditës, nuk mund të bëhet për dy orë, qoftë për 24 apo 48 orë, barrikadat do të hiqen, por mosbesimi mbetet”, tha Vuçiq.

Heqja e tyre kishte kushte nga Serbia.

Barrikaduesit kërkuan siç thanë “Lirimin e serbëve të arrestuar”, të tërhiqen listat sekrete të Prishtinës që janë sipas tyre, “për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, si dhe “Prishtina zyrtare të tërheqë njësitë speciale të Policisë nga veriu i Kosovës”. Këto ishin kushtet për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.