
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se komuna e Suharekës është bashkangjitur në fushatën civilizuese “Dhuro Gjakë, shpëto jetë”.
I pari i kësaj komune Bali Muharremaj ka thënë se e kanë mirëpritur një nismë të tillë së bashku më stafin e tij komunal, raporton Gazeta10.
“Shpreh rastin me falenderu transfuzionët e gjakut dhe Kanal10, sot kanë shpreh dëshirë disa punëtor të komunës me dhënë gjakë”, tha ai.
Këtë fushatë dhe Albana Gashi nga tranfuzioni i gjakut po e quan të sukseshme pasi që ka interesim të madh për të shpëtuar jetë.
E dhuruesit e gjakut këtë po e bëjnë për shëndetin e tyre por edhe për të nevojtarët.
Kjo fushatë në mes të qendrës së transfuzionit dhe Kanal10 do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në të gjitha komunat e vendit./Gazeta10