
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur një fushatë denigrimi dhe linqimi ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu duke shpërndarë mbishkrime nëpër rrugët e Prishtinës.
“Shtyllë e turpit. Gjyqtari Mentor Bajraktari dhe prokurori Afrim Shefkiu” shkruhet në mbishkrimet, fotot e të cilave janë shpërndarë në Facebook nga aktivistë të VV. Postimi u shpërnda edhe nga Berita Abazi, këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu,

Kjo fushatë linqimi erdhi pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për ta lënë në arrest shtëpiak ish policin serb, Pantiq, për çka pati shumë reagime.
Megjithë reagimet befasuese të kryeministrit Kurti për këtë vendim, SHBA dhe BE e mirëpritën që rezultoi edhe me largimin e barrikadave nga veriu.
Serbët e kishin vënë si kusht heqjen e barrikadave me lirimin e Pantiqit i cili prej shumë ditësh mbahej i arrestuar në Jarinje.
Lidhur me këto akuza të drejtpërdrejta të pushtetarëve, të mërkurën reagoi edhe Këshilli Prokurorial dhe ai gjyqësor duke e konsideruar një rrezik të drejtpërdrejt për jetën e zyrtarëve të apostrofuar./Gazeta10 /Gazeta10


