
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës këtë vit në politikën e jashtme ka prodhuar vetëm skandale, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se politika e jashtme ka qenë një ndër më të rëndësishmit i shtetit.
“Politika e jashtme prodhoi vetëm skandale, nga fusha e politikës së jashtme që ka qenë një ndër instrumentet më të rëndësishme për shtetin tonë, kemi dëgjuar kryesisht vetëm gafe dhe skandale të ndryshme”, ka thënë ai.
Ai më tej ka thënë se Kosova nuk ka pasur asnjë njohje dhe anëtarësim të re.
“Kosovës nuk i ka ardhur asnjë njohje e re, asnjë anëtarësim i ri në organizata, e institucione ndërkombëtare e asnjë avancim në marrëdhëniet bilaterale”, ka thënë ai më tej. / Gazeta10