
Pas Rudarës ka filluar largimi i barrikadave edhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta10.
Barrikadat janë të vendosura kryesisht në rrugët që dërgojnë në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.
Heqja e barrikadave po vie një ditë pasi i është ndryshuar masa e arrestit policit serb Dejan Pantiq dhe nën një presion të madh ndërkombëtar.
Foto është marrë nga REL. / Gazeta10
