
Skuadra e Arsenalit ka kërkuar huazimin e sulmuesit portugez, Joao Felix, nga Atletico Madridi.
Felix nuk po përshtatet në stilin e lojës së Atletico Madridit dhe ka kërkuar largimin nga klubi spanjoll.
Në drejtim të sulmuesit portugez kanë ardhur disa oferta nga gjigantët e Premierligës, dhe së fundmi garës për transferimin e tij i’u është bashkuar edhe Arsenali.
Por, Atletico nuk do të heqë dorë nga 21-vjeçari aq lehtë, pasi për shërbimet e tij kishte paguar 120 milionë euro në vitin 2019.
Këtë edicion ai nuk ka qenë titull në shumicën e ndeshjeve të ‘Los Colchoneros’, e në total ka luajtur 18 ndeshje në të gjitha garat.
Deri më tani me klubin nga kryeqyteti spanjoll, ai ka fituar vetëm La Ligën.
Përkundër mosaktivizimit si titular të Atletico, Felix në Kampionatin Botëror ishte njëri nga lojtarët më të dalluar të Portugalisë në rrugëtimin e tyre deri në çerekfinale.
Përveç Felixit, synim tjetër i Arsenalit në merkaton e janarit është edhe mesfushorit i Shakhtarit, Mykhalo Mudryk.