
Agim Buduri ka njoftuar dorëheqjen e tij nga klubi futbollistik A&N.
Njoftimin për tërheqjen e Budurit nga pozita e kryetarit e ka bërë të ditur vetëm klubi prizrenas përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kryetari i klubit tonë z.Agim Buduri mes një njoftimi deklaron dorëheqjen e tijë nga pozita e kryetarit për arsyet e tijë personale të cilat ia ka kumtur kryesisë së klubit , një lajm jo i gëzuar kjo pasiqë e dimë kontributin e tijë dhënë klubit e futbollit në përgjithësi , por gjithsesi z.Buduri ka premtuar që do të vazhdoj të jetë një përkrahës dhe një mbështetës si i klubit edhe i futbollit Prizrenas” thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Tutje në komunikatë, klubi prizrenas ka njoftuar se kryetari i ri i klubit do të vendoset në mbledhjen e radhës së kryesisë.
A&N bën gara në Ligën e Parë të Kosovës dhe stinorin vjeshtor të kanë përmbyllur në pozitën e tetë të grupit A.