Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pikëkalimet në Jarinjë e Bërnjakë vazhdojnë të jenë të mbyllura

Gazeta10
29 December 2022 - 19:37

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë ende të mbyllura, raporton Gazeta10.

Këto dy pika vazhdojnë të jenë ende të mbyllura përkundër faktit se bllokadat në rrugët që shpien tek këto dy pika kufitare kanë nisur të hiqen nga vetë grupet kriminale që i vendosen.

Ndërsa, pritjet në pikat e tjera kufitare vazhdojnë të jenë të vogla, ku pritjet më të gjata janë tek Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 10 minuta ndërsa për të dalë deri në 20 minuta.

Kurse, pritjet për të hyrë e për të dalë tek pika kufitare në Merdarë nevojiten 3 deri në 5 minuta./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.