
QKMF-ja në Prizren do ta mbaj emrin e mjekut të njohur që humbi jetën gjatë pandemisë, Dr. Nexhip Berisha.
Në seancën e Kuvendit Komunal, të gjithë asembleistët prizrenas votuan që QKMF-ja kryesore në Prizren ta mbaj emrin e tij.
Propozimi erdhi nga kuvendari, dhe miku i tij, profesor Simir Krasniqi, dhe i njëjti u votua unanimisht.
Dr. Nexhip Berisha u nda nga jeta në moshën 54 vjeçare.
Ai ishte specialist i mjekësisë familjare, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren ku dhe ishte udhëheqës i sektorit të shëndetësisë. Po ashtu, gjatë luftës dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke ju bashkuar radhëve të UÇK-së si mjek./Gazeta10