
Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiq e ka takuar në zyrën e tij serbin e liruar para pak ditësh nga burgu në Kosovë, Nikola Nedeljković.
Ai kishte vuajtur gjashtë muaj burg në Prishtinë për nxitje të urrejtjes ndëretnike.
Vuciq ka thënë se “i riu Nikola u arrestua dhe dënua nga Prishtina vetëm pse ishte serb”.
“Ne kemi provuar të ndihmojmë aq sa kemi mundur, megjithëse është e vështirë të bisedosh me ata që nuk duan kurrë. Gjëja me e rëndësishme për ju, Nikola, është ta mbaje kokën e qetë dhe të patrazuar” citohet të ketë folur presidenti serb.
I riu që u lirua nga burgua provokoi menjëherë përtej kufirit ditën e njëjtë duke veshurë një bluz me mbishkrimin “Kosova është Serbi”/Gazeta10