Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Cristiano Ronaldo përfundon në Arabinë Saudite, nënshkruan me Al-Nassr

Gazeta10
30 December 2022 - 22:22

Edhe zyrtarisht Cristiano Ronaldo është futbollist i Al-Nassr.

Lajmi është bërë i ditur sonte nga klubi nga Arabia Saudite, përmes një njoftimi në rrjetin social “Twitter”, raporton Gazeta10.

“Sportisti më i madh në botë nënshkruan zyrtarisht për Al-Nassr”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ylli portugez ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Arabia Saudite.

37-vjeçari, sipas mediave, pritet të përfitojë mbi 200 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe ato që do të vijnë nga komercializimi./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.