Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kuvendi i kaosit, “sherret” pushtet-opozitë që shënuan vitin 2022

Gazeta10
02 January 2023 - 10:51

Raporti: Arbresha Berisha

Fyerje, fishkëllima, përplasje, goditje tavolinash, akuza e kundër akuza. (05.05)

Të gjitha këto, karakterizojnë më së miri punën e Kuvendit të Kosovës, edhe gjatë vitit 2022.

Debatet me tone të larta mes mazhorancës e opozitës, nuk munguan pothuajse në asnjë nga seancat e kuvendit.

E nuk munguan as situata të tilla mes deputetëve të ndryshëm të qeverisë e opozitës. 

Të pakta nuk janë as rastet kur debatet eskaluan deri në fyerje rikuse ky i deputetit Abelard Tahiri, apo përplasja Arben Gashi-Dimal Basha.  

Ndërsa, përplasjeve nuk i shpëtoi as kryeministri Albin Kurti.

Derisa opozita kritikoi ekzekutivin për qasjen në dialog, për politikën e brendshme e të jashtme, situatën në veri, grevat në arsim, gjendjen në shëndetësi e fushat tjera, ajo që u dëgjua më së shpeshti nga kryeministri Kurti, ishte se fajtor për dështimet ishin  qeveritë e kaluara e jo ai.

Ndërsa, nga opozita e quajtën atë dezertorë e magjistar.

Debate të ashpra pati edhe mes ministrave e opozitës.

Nga këto të fundit kërkuan shkarkimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, asaj të Industrisë, Rozeta Hajdari e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.