
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar foshnjën e parë të lindur në Vitin e Ri, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë se katër minuta pas mesnate ka lindur Dua Rrustemi, fëmija i parë i vitit 2023.
Ai ka thënë se fëmija bashkë me nënën janë shëndosh dhe mirë.
Më tej, ai ka thënë se ata i kanë uruar prindërit si dhe kanë falënderuar mjekët për punën e tyre edhe në ndërrim motmotesh.
Këtu keni postimin e plotë:
“Katër minuta pas mesnate lindi Dua Rrustemi, foshnja e parë në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së në vitin 2023. Bashkë me nënën e saj Elonën janë shëndosh e mirë. Uruam edhe babain Arbënorin dhe falenderuam mjekët e infermieret që po punojnë me shumë përkushtim në këtë ndërrim motmotesh”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.