
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë një grua është rrahur nga burri i saj në natën e Vitit të Ri, raporton Gazeta10.
Në raport thuhet se i dyshuari është arrestuar.
Më tej , i njejti në të kaluarën ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Këtu keni raportin e plotë:
“DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 31.12.2022 – 00:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, Viktimës femër kosovare. Sipas viktimës në të kaluarën i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, mirëpo e njëjta nuk e ndien veten të rrezikuar dhe nuk dëshiron urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. / Gazeta10