
Ka vdekur një 28-vjeçar si pasojë e goditjes nga vetura në natën e Vitit të Ri, raporton Gazeta10.
Aksidenti kishte ndodhur të shtunë rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Pacienti tashmë i ndjerë ishte dërguar në QKUK.
I njejti nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve dhe ka vdekur në orët e para të së hënës.
“Sot rreth ores 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A.J. 28-vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin i cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth ores 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë”, tha Ahmeti për Klan Kosovën. / Gazeta10