Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventusi arrin triumfin në çastet e fundit kundër Cremoneses

Gazeta10
04 January 2023 - 20:34

Juventusi ka arritur të marrë pikët e plota nga udhëtimi i vështirë te Cremonese në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” triumfoi 0:1 ndaj Cremoneses me golin e minutës së parë shtesë të takimit.

Ishte sulmuesi polak, Milik ai që realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e parë të shtesës, duke ia siguruar pikët e plota ekipit “bardhezi”.

Juventusi ishte skuadër e rrezikshme edhe gjatë minutave të lojës, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare.

“Bianconeri” me këtë fitore është në pozitën e tretë me 34 pikë. Cremonese ka shtatë pikë në pozitën e parafundit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.