Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Daley Blind lojtari i ri i Bayernit

Gazeta10
05 January 2023 - 21:40

Daley Blind i është bashkuar skuadrës së Bayern Munichut me kontratë gjashtëmujore.

Lajmi është bërë i ditur të enjten në mbrëmje, ndërsa bavarezët në radhët e veta do të kenë eksperiencë edhe më të madhe në mbrojtje.

Blind, që në muajin mars do të jetë 33-vjeçar, i bashkohet Bayernit si futbollist i lirë pasi kontrata me Ajaxin u shkëput në fund të dhjetorit me marrëveshje të dyanshme.

Ai është transferuar nga bavarezët si zëvendësim të Lucas Hernandezit, që do të mungojë për kohë të gjatë pas lëndimit të rëndë që e mori në Kupën e Botës.

Te Bayerni, Blind do të jetë bashkë me bashkëkombësin, Matthijs de Ligt.

Njësoj si Hernandezi, Blindi mund të luajë edhe në krahun e majtë, dhe mund të përdoret edhe si zëvendësues i Alphonso Daviesit.

“Mezi pres të luajë këtu”, ka thënë Blind, i cili me Bayernin pritet ta bëj paraqitjen e 500-të në karrierë.

“Kemi sezon të rëndësishëm para nesh, e që ka të bëj me tituj dhe një klub si Bayerni, mund të fitojë trofe. Titujt kanë qenë vendimi im për t’u transferuar këtu. Shpresoj ta sjellë eksepriencën për ta ndihmuar skuadrën. Do të jap gjithçka”, ka thënë Blind.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.