Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviqi qëndron në Kosovë për Krishtlindje

Gazeta10
06 January 2023 - 12:20

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do ta vizitojë Kosovën me rastin e festave të Krishtlindjes më 6 dhe 7 janar, njoftoi sot zyra e tij, shkruan b92, transmeton Gazeta10.

Sipas raportimeve, në ditën e Krishtlindjes, Petkoviq do të marrë pjesë në djegien e pemës së Krishtlindjes në Zubin Potok, në portën e Kishës Svete Trojice në orën 16:30, pas së cilës do të bisedojë me qytetarët e mbledhur aty.

Më pas, raportohet se në mesnatë në manastirin e Banjskës do të marrë pjesë në Liturgjinë e Krishtlindjes.

Petkoviq të shtunën, më 7 janar, do të jetë në Zveçan, sipas zakoneve të Krishtlindjes, në mëngjes në familjen e Sreçko Vasiqit, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.