Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë

Gazeta10
06 January 2023 - 15:34

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë të njohjeve të reja të pavarësisë së vendit.

Hoti, ish-kryeministër i Kosovës i cili nënshkroi në Washington marrëveshjen për normalizim ekonomik nga e cila erdhi njohja e Izraelit, ka pyetur se “si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?”.

Ai tutje ka thënë se kur Kosova bashkëpunonte me partnerët njohjet i vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë, raporton Gazeta10.

“Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë. Çudi!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.