Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Jemi të pavarur nga mosnjohja e Serbisë

Gazeta10
06 January 2023 - 16:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e pavarur nga mosnjohja e Serbisë, raporton gazeta10.

Ai ka thënë se Kosova është vend i pavarur.

“Kosova jo vetëm që është shtet i pavarur por është edhe aq shumë e pavarur nga mosnjohja e Serbisë”, ka thënë Kurti.  

Më tej, ai ka thënë se Kosova ka pavarësi të dyfishtë.

“Unë besoj se nervoza në Beograd vjen pikërisht nga kjo lloj pavarësie e dyfishtë e Kosovës. Të pavarur si republikë por të pavarur nga mosnjohja e tyre”, ka thënë ai më tej.

Tutje, ai ka thënë se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e 19 prillit 2013 kur ka dërguar letra në BE kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Së fundmi edhe e kemi bërë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian, para më pak se një muaji më 15 dhjetor të vitit që shkojë dhe menjëherë të nesërmen ose të pasnesërmen presidenti i Serbisë i ka dërguar letra vendeve anëtare të Bashkimi Europian, në vecanti pesë shteteve mosnjohëse kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian, me këtë rast ai ka shkelur marrëveshjen më të dashur të Bruskelit atë të 19 prillit të vitit 2013, në pikën 14 të së cilës thuhet se Kosova dhe Serbia nuk do ta pengojnë njëra-tjetërn për integrime europiane”, ka thënë Kurti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.