
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar në gjuhën serve Krishtlindjet ortodokse, raporton Gazeta10.
Kurti ndër të tjera ka ftuar për bashkëjetesë dhe mirëkuptim.
Më tej, Kurti ka thënë se me vlerat e drejtësisë dhe faljes duke punuar fort dhe me ndershmëri mund të inkurajojmë një të nesërme më të mirë.
“Paçi një Krishtlindje të lumtur dhe të bekuar!”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.
Këtu keni postimin e plotë:
“Urimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për Krishtlindjet ortodokse:
Në kohën e festave të fundvitit, kur festojmë paqen, dashurinë dhe shpresën, të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks ju uroj Krishtlindjet.
Ju uroj që festat t’i kaloni në paqe dhe mirëqenie, së bashku me të gjithë më të dashurit tuaj dhe me fqinjët tuaj në Kosovë. Çdo ditë të vitit të ri, le të punojmë fort dhe me ndershmëri, me motivim të ndërsjellë për bashkëjetesë dhe mirëkuptim, për drejtësi dhe falje, sepse me këto vlera, së bashku inkurajojmë një të nesërme më të mirë.
Paçi një Krishtlindje të lumtur dhe të bekuar!”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10