
Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, raporton Gazeta10.
Në këto dy aksidente të ndara kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Njësiti i trafikut rajonal ëshrë duke u marrë me të dyja rastet.
Aksidentet në fjalë kanë ndodhur rreth orës 17:30.
“Sot rreth 17:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Trudë dhe në fshatin Sekiraqë), kanë ndodhur dy aksidente trafiku. Trudë janë perfshirë dy automjete , ku si pasojë e aksidentit janë lënduar 4 persona. Ndërsa në fshatin Sekiraqë janë te perfshira dy automjete dhe raportohet për dy persona të lënduar. Njësiti i trafikut rajonal është duke u marë me të dyja rastet”, ka thënë për Gazetën10, Zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti. / Gazeta10