Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

EULEX dënon sulmin në Shtërpcë, e quan të pakuptimtë, përgëzon policinë për reagimin e shpejtë

Gazeta10
06 January 2023 - 21:44

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka dënuar sulmin në Shtërpcë duke e quajtur atë si të pakutimtë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se mendimet e tij janë me familjet dhe komunitetin e tyre.

Më tej, Wigemark ka thënë se përgëzon Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë.

Këtu keni postimin e plotë;

“EULEX-i dënon sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, ne përgëzojmë @Kosovo_Police për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Tutje, ai ka thënë se në përputhje me mandatin, EULEX do t’i monitorojë nga afër hetimet për këtë rast.

“Në përputhje me mandatin e tij, EULEX-i do të monitorojë nga afër hetimin dhe çdo procedurë të mëvonshme ligjore në këtë rast të dhunshëm penal”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.